MOSKË – Rusia: Ukraina sulmoi Krimenë me raketa të furnizuara nga SHBA-ja

by admin
Spread the love

MOSKË, 30 prill /ATSH-DPA/- Ukraina ka sulmuar bazat ushtarake ruse në Krime me raketa të furnizuara nga SHBA-ja, tha sot Ministria ruse e Mbrojtjes.

Ai tha se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore zmbrapsën gjashtë raketa ATACMS me rreze të gjatë veprimi në 24 orët e fundit.

Mediat e pavarura raportuan sulme në tre baza ushtarake dje në mbrëmje, duke plagosur disa njerëz.

Disa ushtarë raportohet se u plagosën gjatë një sulmi në një pozicion të mbrojtjes ajrore pranë kryeqytetit të Krimesë, Simferopol, sipas uebsajtit të pavarur “Astra”.

Aeroporti Dzhankoy në veri të Krimesë, ku është vendosur një regjiment rus i helikopterëve dhe forcat e mbrojtjes ajrore, u përfshi sërish nga zjarri. Sipas raportimeve të mediave, u plagosën pesë ushtarë.

“Astra” tha se katër ushtarë të tjerë u plagosën gjatë një sulmi ndaj një objektivi ushtarak në rrethin Chornomorske në veriperëndim të gadishullit.

SHBA-ja tha se do të furnizonte Ukrainën me raketa me rreze të gjatë ATACMS, si pjesë e paketës së re të armëve të rënë dakord në Kongres në prill.

Dërgesat e mëparshme të raketave amerikane kishin një rreze prej 165 kilometrash.

Simferopol është më shumë se 200 kilometra larg vijës së frontit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like