“Do të ketë shumë gola”, Luis Enrike në prag të përballjes me Dortmundin: Ky është vetëm fillimi

by admin
Spread the love

PSG-ja ka një ndeshje shumë të rëndësishme që mund të përcaktojë fatet e sezonit kundër Dortmundit, takim i vlefshëm për raundin gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve. Në prag të përballjes, trajneri i francezëve Luis Enrike dha opinionin e tij për takimin e nesërm falë një konference për shtyp:

“Që kur kam qenë këtu kam ndjerë mbështetjen e lojtarëve dhe klubit, jemi në një proces përmirësimi. Ky është ende vetëm fillimi i këtij projekti. Ka mbetur edhe një muaj përpara se të vijë fundi i sezonit dhe ne ende mund t’i fitojmë të katër garat, duhet t’i menaxhojmë mirë emocionet tona dhe nuk duhet ta shohim presionin si kërcënim.

Do të jetë një shfaqje shumë e mirë! Mund të ketë shumë gola falë aftësisë sonë për të hyrë në zonën kundërshtare.

Është një gjë e bukur të shijosh një ndeshje speciale në një stadium unik në Europë dhe të kesh mundësinë të arrish në finale për tifozët tanë”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like