Periudha e errët e depresionit/ Lumbardhi në një rrëfim të sinqertë

by admin
Spread the love

Lumbardhi ka ndarë një moment të vështirë që i është dalur të kalojë në jetën e tij, në një bashkëbisedim me Albyn dhe Kaderin.

Ai ka ndarë me vajzat një histori, ku ka treguar se ka luftuar njëherë e një kohë depresionin, diçka që sipas tij rëndoi gjendjen e tij emocionale.

Mes të tjerash, Lumi u shpreh se në varësi të gjendjes shpirtërore, gjithçka mund të ndodhë.

Megjithatë, duket se nga e gjithë kjo histori, ai ia ka dalë të rikthehet në versionin më të mirë të vetes, duke marrë pjesë në spektaklin më të ndjekur aktualisht në Kosovë, Big Brother Vip Kosova 2.

Në ditët e fundit, ai është parë shumë i afërt me Kaderin, duke lënë të nënkuptuar se një lidhje e mundshme mes tyre mund të lind në Big Brother. Ata kanë bërë dhe një kërkesë të veçantë drejtuar Vëllait të Madh për të patur një darkë romantike dhe të kenë të gjithë kohën e tyre në dispozicion për tu afruar akoma më shumë me njëri tjetrit, me ndjenjat të cilat ata ia kanë pranuar njëri tjetrit.

Ky afrim i Lumit me Kaderin, vjen pas refuzimit të konkurrentes tjetër, Alba Vukaj, e cila i dha një përgjigje të ftohtë se nuk e shihte më shumë si njoh. Një përgjigje që vetë Alba ia ka thënë dhe Azemit, me këtë të fundit që është përpjekur në çdo moment që të fitojë pëlqimin e saj, por dinamikat kanë marrë rrjedhë tjetër dhe dyshja shihen sërisht të distancuar, pavarësisht momenteve të veçanta ku shihen bashkë dhe të buzëqeshur.

You may also like