‘Nuk të njoha’ se i ke fotot me 750 filtra

by admin
Spread the love

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë pa dyshim një nga çiftet më të dashur e më të komentuar të momentit në thuajse çdo bisedë e media rozë. Dyshja kanë ndërtuar një marrëdhënie mjaft të bukur brenda shtëpisë së Big Brother, teksa vetë këngëtari ka deklaruar se me moderatoren ka qenë dashuri me shikim të parë.

Pak ditë më parë, artisti shkodran u shpreh i mahnitur nga Kiara dhe në momentin e parë që ka shikuar moderatoren i është errësuar gjithçka. Kur Kiara e pyeti nëse ai e ka parë nga jashtë, Luizi u përgjigj se e kishte ndjekur, por nuk e kishte dalluar nga ‘750 filtrat’ që vënë sot të rinjtë.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Unë natën e parë sa kam shkelur këtu kam parë vetëm ngjyra deri në momentin që të pashë ty pastaj mu errësua gjithçka. Të kisha vetëm ty dhe nuk shikoja asgjë tjetër. Thashë kush është kjo.

Kiara: Pse nuk më kishe parë çik nga jashtë.

Luizi: Po të kisha parë po si i keni ato fotot me 750 filtra me gjëra…

Kiara: Do të thotë që unë s’jam si në foto

Luizi: Kur të pashë në foto nuk e kisha këtë ndjesi, kur të pashë live e kisha, kjo do të thotë që ti s’ke nevojë për filtra.

You may also like