Njoftim i rëndësishëm! Zbulohet çfarë do të ndodhë të premten tek Kryeministria

by admin
Spread the love

Bilbil Cara, kreu i Sindikatës Shqiptare të Taksive është shprehur se ata i ka prekur rritja e çmimit të naftës më shumë se asnjë grup tjetër. I pranishëm në sheshin përballë Kryeministrisë, Cara tha se taksistët do të bëjnë një tjetër lëvizje. Ai tha se të premten në orën 11:00 sindikata shqiptare e taksive do të protestojë me makinat në bulevard.

“Po vështirësohet jeta e të gjithë shqiptarëve. Në çdo cep të Shqipërisë. Taksistëve po ju bëhet puna e vështirë, s’po mbajnë dot familjet e veta. Nafta është shumë shtrenjt. Shteti ynë nuk krahasohet dot as me Kosovën, Maqedoninë e Veriut kur taksistët marrin subvencione nga qeveria. Të premten ne do të dalim vetë në shesh, do të protestojën me makinat e fikura në boulevard,”-tha Cara.

You may also like