Nga Londra, në Madrid e Milano: Paolo Dybala e duan të gjithë

by admin
Spread the love

Dështimi i rinovimit të Dybala te “Zonja e Vjetër” ka ndezur sirenat e alarmit në mbarë Europën. Klubet më të mëdha janë tashmë në garë për një futbollist të klasit botëror, që kushton 0 para për ta blerë.

Nga mediat argjentinase vijnë njoftime se përgjatë ditëve në vazhdim do të ketë një takim mes menaxheri të sulmuesit argjentinas dhe drejtuesve të Interit, Antun dhe Marotta, në mënyrë që Dybala të vishet zikaltër.

Megjithatë gjithçka mbetet në kuadër të spekulimeve, pasi krerët e kampionëve të Italisë ende nuk kanë bërë një lëvizje konkrete për të prenotuar “La Joya” dhe kjo bën të mendosh se Dybala nuk është vërtet objektivi kryesor i merkatos së Inter, kjo ndoshta edhe për shkak të pagës që pretendon argjentinasi.

Në Milano apo jo pak rëndësi ka, pasi një numër i madh klubesh janë gati të përfitojnë shërbimet e lojtarit në momentin e parë të mundshëm. Nga Spanja tregojnë se ka një interesim serioz nga Barcelona dhe Atetico Madrid.

Sipas “Mundo Deportivo”, Diego Simeone do të ishte i lumtur nëse diamanti i Juventus do t’i bashkohej Atletikos, edhe pse madrilenët kanë një lojtar me karakteristika të njëjta si Joao Felix. Dybala është prej kohësh dëshirë edhe e Barcelonës, që e ka parë si zëvendësuesin e Leo Messit.

Klubi katalanas është padyshim një prej destinacioneve më të mundshme të tij. Zërat vijnë edhe nga Anglia, për një interesim sado të vogël të Tottenhamit të Fabio Paraticit, i cili mund të negociojë me agjentin e lojtarit, duke qenë se palët njihen prej kohësh nga e kaluara te Juventusi. / oversport.tv

You may also like