Nesër zhvillohet ceremonia e betimit të Presidentit të ri, a do t’i bashkohet kreu i PD-së? Reagon Berisha

by admin
Spread the love

Ditën e nesërme do të zhvillohet një seancë plenare në Kuvend, ku do të betohet presidenti i ri i vendit Bajram Begaj. Nuk dihet nëse kreu i PD Sali Berisha do të bashkohet kësaj seancë.

Por PD në një komunikim zyrtar bën me dije se për këtë vendim do të jetë vetë kreu i PD Sali Berisha që do të zhvillojë një komunikim ditën e nesërme.

Kujtojmë se më herët Enkelejd Alibeaj, konfirmoi pjesëmarrjen në ceremoninë e betimit të presidentit të ri në Kuvend.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

“Në përgjigje të interesimit të mediave për pjesëmarrjen e opozitës dhe Kryetarit të saj Sali Berisha në Ceremoninë e betimit të Presidentit në Parlament, do të kemi një komunikim zyrtar ditën e nesërme.”, thuhet në përgjigje.

You may also like