Ndryshimet ligjore për Korridoret 8 dhe 10 D, tema të takimit të Boçvarskit me përfaqësues të LSM-së dhe Shoqatës së ndërtimtarisë

by admin
Spread the love




Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski sot në hapësirat e ministrisë ka mbajtur takim pune me përfaqësues të Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë dhe përfaqësues nga Shoqata të ndërtimtarisë, industrisë dhe materialeve ndërtimore dhe jometaleve.

Në takim është diskutuar për pakon e ndryshimeve ligjore që përfshihen për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D, veçanërisht në sferën e kompetencave të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, pra Ligjit për ndërtim dhe Ligjit për planifikim urbanistik.

Siç kanë njoftuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Boçvarski ka potencuar projektin për përfundimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-D si projekt më i rëndësishëm kapital infrastrukturor me rëndësi strategjike të cilit i kushtohet vëmendje e madhe dhe theksoi se paraqet një mundësi të madhe që operativa ndërtimore vendase të përfshihet në këtë realizim.

Ministri kërkoi mbështetje të plotë nga Odat e ndërtimtarisë me qëllim të ndërtimit të shpejtë, në kohë dhe efikas të autostradave në korridoret e përmendura, theksohet në kumtesë.

Në takim është hapur edhe çështja e Ligjit për marrëdhënie të punës dhe aplikimi i tij në projektin për ndërtimin e autostradave të korridoreve 8 dhe 10 ku janë shqyrtuar disa opsione dhe Ministria dhe LSM-ja u dakorduan për një takim të ri me propozime konkrete pas festave.


You may also like