Mjekimi i Leonidit – reagime dhe donacione! – Shqip

by admin
Spread the love

VENDIMI I FSSH-së

Para dy javëve, përmes transportit mjekësor me helikopter, u transferua në Klinikën e Vjenës për ndërhyrjhe kirurgjikale. Transporti i Leonidit ishte I pari I këtij lloji në vend, kurse autoritetet publikuan edhe video-materiale.

Pajisjet e medikopterit janë donacion nga BE-ja, kurse një ekip mjekësor nga Spitali “8 Shtatori” shoqëroi të riun deri në Klinikën e Vjenës. Ai gjatë verës kishte përjetuar një aksident që I kanë shkaktuar lëndime serioze në shtyllën kurrizore.

Por, në opinion doli lajmi se Fondi për Sigurim Shëndetësor nuk ka miratuar mjetet për mjekimin e të riut, me arsyetimin se kërkesa është refuzuar si e pabazë.

“Nuk bëhet fjalë për dërgim të mjekimit në vend të huaj, por për realizimin e shërbimit mjekësor – rehabilitimi si mjekim i vazhduar spitalor. Rehabilitimin mjekësor si mjekim të vazhduar spitalor Fondi e ka siguruar në institucionet shëndetësore në RMV, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje” – thonë nga FSSH.

Vendimi i këtillë ka shkaktuar një sërë reagimesh nëpër rrjetet sociale. “Duhet të ndryshohet Rregullorja e FSSH-së”, “T`u tregojmë institucioneve se jemi për të përgjegjshëm se ata”, “Kur nuk don shteti, ne mundemi…” ishin disa nga reagimet nëpër rrjetet sociale

Shuma e përgjithshme e mjekimit është 140.000 euro. Familja e të riut ka kërkuar ndihmë edhe nga njerëzit human. Në pritje të ndryshimit të vendimit të Fondit, numrat e telefonit mbeten të hapura për donacione. /tvklan.mk/

You may also like