Mijëra demonstrojnë pro-Palestinës në qytetet e Britanisë, Londra dërgon luftanije në mbështetje të Izraelit (fotot)

by admin
Spread the love

Teksa konflikti i rëndë Izrael-Palestinë vijon, protestues të grupit të Solidaritetit me Palestinën në disa qytete britanike brohorisnin sot “Palestina e lirë” në demonstratat kundër sulmeve ajrore në Gaza.

E përditshmja TheMirror shkruan se protestuesit gjithashtu thërrisnin “Rishi Sunak, turp të të vijë” si dhe “Palestinezë të të gjitha gjeneratave po vriten”, teksa tregonin mbështetjen e tyre për territoret e rrethuara nga ushtria.

Zhvillimi vjen teksa qeveria e Londrës ka njoftuar dërgimin e luftanijeve në Mesdhe në mbështetje të qeverisë së Izraelit.

Në disa prej protestave u lëshuan fishekzjarrë teksa disa përleshje të vogla shpërthyen në mitingun në qendër të Londrës, ndërsa marshimet e tjera në Edinburgh, Manchester e Liverpool ishin kryesisht paqësore por me pjesëmarrje të gjerë.

Vetëm në qendrën veriore të Manchester më shumë se 2,000 njerëz u mblodhën për të treguar mbështetjen për Gazan.

Demonstrimet vijnë teksa palestinezët kanë nisur largimin e madh nga zonat e tyre në veri të Gaza pasi ushtria ka urdhëruar largimin “per te shpëtuar jeten”.

Policia në Londër paralajmëronte se nuk do te lejonte simbole mbështetjeje ndaj grupit Hamas.

Protestuesit u mblodhën para selisë së televizionit BBC duek brohoritur slogane pro-Palestinës si “from the river to the sea, Palestine ëill be free” (Nga lumi deri te deti, Palestina do te jete e lirë)

Më pas rreth orës 13.00 ata mbërritën para kryeministrisë ku thërrisnin: “Rishi Sunak, turp të të vijë.”/TheMirror/


Trotestues të grupit të Solidaritetit me Palestinën në disa qytete britanike brohorisnin sot “Palestina e lirë” në demonstratat kundër sulmeve ajrore në Gaza.


Top Channel

You may also like