Kërkohet me ngulm një mbrojtës, Milani pëlqen lojtarin e Schalkes

by admin
Spread the love

Në një kohë që Juventusi blen Vlahovic, Interi rrëmben Gosens dhe Atalanta zyrtarizon Boga, Milani firmos me Lazetic dhe vazhdon të kërkojë një mbrojtës për të plotësuar repartin difensiv.

Tashmë që ka rënë hipoteza Botman dhe janë larguar pistat Diallo dhe Bailly, emri që ka dalë i pari në listën e dëshirave në orët e fundit është ai i Malick Thiaw, mbrojtës në pronësi të Schalke 04.

Kuqezinjtë kanë nisur bisedimet me klubin gjerman, por për 21-vjeçarin ka konkurrencë të fortë, pasi synohet edhe nga Liverpool.

Thiaw është një mbrojtës qendre shumë i fortë, por edhe shumë i aftë taktikisht, pasi në Bundesligë ka luajtur disa herë edhe në mesfushë.

Mbrojtësi ka zhvilluar 47 ndeshje me Schalke dhe grumbullohet edhe nga skuadra Under 21 e Gjermanisë, me të cilën ka debutuar në 2 shtator të vitit të kaluar. / Oversport.tv

You may also like