“Keni afat deri në 20 janar”, Arian Çani dhe Mustafa Nano zbulojnë çfarë fshihet pas ultimatumit të Ramës për mediat dhe bizneset

by admin
Spread the love

Ditën e djeshme kryeministri Rama doli në një konferencë të jashtëzakonshme, ku iu la afat bizneseve deri në datën 20 janar për të deklaruar listën e pagave të punonjëse të tyre.

Mirëpo këtë ultimatum të kryeministrit Rama, Çani e konsideron si shfaqjen e radhës.

“Rama bën sikur harron që ka 8 vjet në qeveri. Gjithmonë çdo kryeministër duhet të thotë diçka. Po ta vini re, Rama i thotë këto gjëra çdo fillim dhe fund viti. E thotë këtë gjë? Do bëhet sikur do kërkohet llogari, por do vazhdojë të punohet me dy aleanca. Ai duhet ta thotë, të tjerët bëjnë sikur e dëgjojnë.”, tha Çani.

Ndërsa gazetari Mustafa Nano e sheh të padrejtë fokusimin e të gjithë vëmendjes te pagat e gazetarëve.

“Ka një fokusim gati-gati histerik te gazetarët. Po demonizohen ata dhe analistët. Ne jemi njerëz që përfaqësojmë ata që përfaqësojmë dhe e dyta nuk janë të gjithë njësoj. Nuk më pëlqen përpjekja për të veçuar gazetarët. Dukuria për të cilën flet Rama u përket pothuajse të gjitha bizneseve. Ato punojnë me dy balance. Madje më thonë që te fasonët u japin lekë, ua hedhin në bankë pastaj kërkojnë t’ua kthejnë.”, u shpreh Nano.

You may also like