Ish-kryeministri Berisha mesazh të rinjve në “Tik-Tok”: Me pasionin dhe energjinë tuaj do ndryshojmë të ardhmen

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zgjedhur të falenderojë ndjekësit e tij për urimet për ditëlindje, me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetin social “TIK-TOK”, të cilit i është bashkuar së fundmi.

Ai u ka bërë thirrje të rinjve të bashkohen me PD, për të bërë realitet ëndrrat për vete e Shqipërinë.

Të dashur miqtë e mi të dashur të Tik-Tokut. Sot jam 78-vjeç. Nga kjo vjeshtë e bukur e jetës sime dua t’ju dërgoj një mesazh të gjithëve ju.
Në moshën tuaj unë dhe bashkëmoshatarët e mi kishim shumë ëndrra por nuk mund ti realizonim se jetonim të shtypur në një diktaturë të egër komuniste.

Eksperienca më e hidhur për mua e atyre viteve ishte bindja e krijuar se gjërat nuk do të ndryshonin kurrë.

Nga biseda këto vite me të rinjtë konstatoj se kjo bindje ekziston edhe tek ata dhe shumë kërkojnë me të drejtë të largohen nga Shqipëria.

Dy gjëra të vyera që më kanë ndihmuar gjatë rinisë sime të kaloj vështirësitë dua t’jua sugjeroj.

Së pari, mos pushoni kurrë së ëndërruar së dyti duajeni gjithmonë Shqipërinë. Nëse e bëni të parën do keni gjithmonë shpirtin të bëni gjithçka.

Nëse bëni të dytën forcat tuaja do të shumëfishohen e do kapërceni çdo pengesë e vështirësi. E di që keni ëndrra fantastike. Le të bashkohemi.

Ju me forcën, pasionin, energjinë, mençurinë tuaj do ti realizoni ëndrrat në realitetin më të bukur të jetës suaj dhe shoqërisë tonë. Ju përqafoj të gjithëve”, tha Berisha.

You may also like