BRUKSEL – Pesë deputetë belgë viktima të sulmeve kibernetike kineze

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 29 prill /ATSH-ANSA/ – Pesë deputetë belgë janë goditur nga sulme kibernetike të lidhura me një entitet kinez të njohur me akronimin Apt31, raportoi sot shtypi belg.

Sipas shtypit belg të pesë deputetët janë pjesë e aleancës ndërparlamentare për Kinën, një grup kritik ndaj politikave të Pekinit.

Ata që përfunduan në pistën e hakerëve kinezë ishin tre parlamentarë federalë (Samuel Cogolati, Els Van Hof dhe Georges Dallemagne) si dhe dy eurodeputetë liberalë, ish-kryeministri Guy Verhofstadt dhe Hilde Vautmans.

”Ky nuk është një sulm kundër një partie politike apo një vendi në veçanti, por është një sulm ndaj të gjithë të zgjedhurve që guxojnë të sfidojnë regjimin e Pekinit”, nënvizuan palët e interesuara./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakSiguria e turizmit, Kumbaro: 110 turoperatorë detarë, mbi 600 udhërrëfyes të certifikuar


You may also like