ROMË – Franco Di Mare: Heshtja e neveritshme e Rai-t ndaj sëmundjes sime

by admin
Spread the love

ROMË, 29 prill /ATSH-ANSA/ – Gazetari i njohur italian Franco Di Mare, dikur edhe drejtor në Rai3, deklaroi në emisionin ”Che tempo che fa” se jeta e tij ishte ”në duart” e një respiratori automatik.

”Kam një tumor shumë të keq, që e kam marrë duke thithur grimcat e asbestit. Ky lloj tumori ka një jetëgjatësi të madhe dhe kur shfaqet është tepër vonë. Të thuash se me këtë është fundi i shpresës nuk është e vërtetë, sepse shkenca ecën gjithmonë përpara. Unë jam këtu për të festuar një zgjidhje që mund të zbulohet”, thekson ai.

“Për sëmundjen duhet të ekzistojë ideja e komunitetit rreth pacientit. Kur dikush ndalon për të ndihmuar të tjerët, lind komuniteti i njerëzve”, shton gazetari.

”Kam pasur një jetë të bukur dhe kujtimet që kam janë plot jetë. Më vjen keq që e marr vesh tani, por nuk është vonë edhe nëse arbitri im nuk i ka fryrë ende bilbilit”, thekson ai duke marrë duartrokitje të mëdha prej të ftuarve.

Në fund të intervistës gazetari shprehu keqardhje në nivel njerëzor për të gjithë drejtuesit e Rai-t që, pasi i kishte ndihmuar, nuk denjuan as t’i përgjigjeshin në telefon./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like