Werder Bremeni me ofertë zyrtare për Krasniqin

by admin
Spread the love

Sulmuesi i krahut, Ermal Krasniqi pritet të largohet nga Rapidi i Bukureshtit më shpejt sesa që është pritur.

Krasniqi iu bashkua Rapidit në fillim të këtij viti nga Cluji, ndërsa këtë verë mund ta bëjë hapin e madh në karrierë, të transferohet në Bundesligën e Gjermanisë.

Skuadra e Werder Bremenit, tashmë ka bërë ofertë zyrtare për Krasniqin ndërsa te Rapidi ia kanë caktuar çmimin 25-vjeçarit, i cili ka kontratë deri në vitin tjetër.

Oferta e ekipit gjerman nuk është bërë e ditur, por mësohet se Rapidi po kërkon 3 milionë euro për kartonin e Krasniqit, i cili në ndeshjet e fundit është montuar nga skautët e ekipit gjerman, që janë ndarë të kënaqur me paraqitjet e tij.

Krasniqi në 20 paraqitje këtë edicion ka 5 gola e po aq asistime, ndërsa prej janarit të vitit 2023 bën karrierë në Rumani, ku kaloi nga Ballkani i Suharekës. Ai ka edhe 4 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës.

You may also like