Marotta: Do bëjmë një merkato me shumë fantazi

by admin
Spread the love

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për të përforcuar organikën në një sezon të gjatë dhe impenjativ ku duhet marrë parasysh edhe Botërori i Klubeve verën e ardhshme.

Në një intervistë për “Dazn”, Marotta shtoi ndër të tjera se trajneri Simone Inzaghi e ka kaluar me sukses provimin. “Do të mundohemi të bëjmë një merkato me shumë fantazi, sezoni i ardhshëm do të jetë shumë impenjues duke qenë se në program është edhe Botërori i Klubeve. Organika duhet të jetë e ndërtuar me kujdes.

Inzaghi? Me Inzaghin jemi shumë të qetë dhe mendojmë të ardhmen pa humbur asnjë sekondë. E nisëm një cikël me të para disa sezonesh dhe ai ia ka dalë ta kalojë me sukses provimin.

Ka treguar se është një trajner i zoti dhe fitues, më të mirë nuk mund të gjejmë. Është i ri dhe ambicioz, duam të vazhdojmë dhe ta përjetojmë këtë cikël që herët ose vonë do të përfundojë, por ne nuk jemi ende as në mesin e këtij rrugëtimi”, u shpreh Marotta.

You may also like