Nicole Kidman nderohet me çmimin “Life Achievement”

by admin
Spread the love

Nicole Kidman pasi u nderua me një çmim për arritjet jetësore të Institutit Amerikan të Filmit tha se është një privilegj të bësh filma.

Kidman, 56 vjeç, është aktorja e parë australiane që i është dhënë nderimi më i lartë i dhënë nga ky institut, transmeton rtv21.tv.

Aktorja e Moulin Rouge u nderua me çmimin prestigjioz nga Meryl Streep në Hollywood.

Yjet e tjerë të pranishëm përfshinin bashkëshortin e saj, këngëtarin Keith Urban dhe bashkë-yllin e Big Little Lies, Reese Witherspoon, shkruan BBC.

Në ceremonin e pranimit të çmimit ajo kishte të veshur një fustan ari të gjatë të Balenciaga-s.

Tutje, Kidman falenderoi të gjithë drejtorët me të cilët ka punuar.

“Është një privilegj të bësh filma. Dhe e lavdishme që kam bërë filma dhe televizion me këta tregimtarë që më lejuan të vrapoja e të jem e lirë dhe të luaja të gjitha këto gra jokonvencionale,” tha ajo./21Media

You may also like