Inzaghi: Ndaj Genoas na pret një “betejë”, ju tregoj sekretin e Interit

by admin
Spread the love

Interi sfidon të premten (20:45) Genoan në “Luigi Ferraris”, sfidë që zikaltrit duan ta fitojnë me çdo kusht për të mbajtur larg Juventusin e vendit të dytë. Në lidhje me këtë takim, Simone Inzaghi u shpreh:

Presim një ndeshje të vështirë dhe tepër të luftuar. Genoa ndodhet në formë shumë të mirë, ata kanë në përbërje lojtarë cilësorë. Dhe një trajner të përgatitur, i cili po bën shumë mirë.

Duhet të luajmë një ndeshje të kujdesshme dhe me intensitet të lartë. Kemi disa mungesa, por rotacioni duhet të jetë një zgjidhje, jo një problem. Të shohim se kush do të kthehet në dispozicion të premten.

Titulli? Na presin edhe 21 ndeshje, për momentin jemi të lumtur me kryesimin e kampionatit. Sekreti i Interit tim është i thjeshtë: ka të bëjë me gatishmërinë e madhe që shfaqin të gjithë futbollistët”.

Në fund një koment për vitin 2023, të cilin trajneri i Interit e cilëson shumë pozitiv. “Vit plot kënaqësi dhe fitore. Zhvilluam edhe një finale frymëzuese në Champions League. 2024? Kemi shumë ambicie dhe entuziazëm”, përfundoi Inzaghi./ Super Sport


Top Channel

You may also like