Foto/ Nga nesër Monark i Mbretërisë së Bashkuar, por si dukej Princi Charles në kurorëzimin e të ëmës, Elizabeth II

by admin
Spread the love

Gati 70 vjet më parë, mbretëresha e ndjerë u kurorëzua monarkja e re e vendit në një ceremoni në Westminster Abbey.

Kurorëzimi ishte novator në vetvete pasi ishte i pari që u transmetua ndonjëherë në televizion dhe u shikua nga 27 milionë njerëz vetëm në MB.

Një ditë para kurorëzimit të Mbretit të ri, ne kthehemi mbrapa ndër dekada për t’iu sjellë një paraqitje të shkurtër të Charles-it të III, teksa dëshmonte kurorëzimin e të ëmës në 1953, në moshën 4- vjeçare.

Ai duket pak i mërzitur, dhe poza e tij është ngjashmërisht e njëjtë me Princin Louis në Jubileun Platinum të Mbretëreshës vitin e kaluar.

Më vonë, Charles shihet teksa vëzhgonte fshehurazi me dylbi turmat jashtë Pallatit Buckingham. Dhe rrugës iu bashkua edhe motra e tij, Princesha Anne.