FOTO/ Bes Kallaku feston ditëlindjen, Xhensila i bën urimin e bukur

by admin
Spread the love

Bes Kallaku dhe Xhensila janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizit. Besi feston sot ditën e lindjes dhe urimin më special e mori nga partnerja e tij Xhensila Myrtezaj.

Në një postim në Instagram, Xhensila ka ndarë dy foto familjare së bashku me vajzën e tyre Ajkën. Krahas fotos Xhensila shkruan:

“Gëzuar Ditën e Lindjes burrit që është dhe do jetë në krahun tim përgjithmonë. Ne kemi dhe do kemi “Uljet & Ngritjet “tona por do përballojme çdo test kohe si gjithmonë.

Në fund të çdo dite ajo çfarë dua është “përqafimi yt”. Nuk të premtoj që do ketë “DIELL” gjithmonë ,por të premtoj dashurinë, besnikerinë dhe përkushtimin tim… GËZUAR BURR! GËZUAR SHOK! GËZUAR BABI MË I MIRË NË BOTË, GEZUAR BES KALLAKU! TË DUA”, shkroi Xhensila.

You may also like