FOKUS – Nafta vazhdon ”sprintin”, WTI në kuotën e 122 dollarëve për fuçi

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 8 mars /ATSH-ANSA/ – Çmimet e naftës së papërpunuar janë përsëri në rritje të madhe.

Indeksi WTI i Teksasit shënon një rritje prej 2,36% duke arritur në 122,04 dollarë për fuçi, ndërsa Brent ”fiton” 2,89% në 125,79 dollarë.

Bursat kineze mbyllën një tjetër ditë me humbje të mëdha për shkak të pasigurive për Ukrainën dhe rritjes së çmimeve të naftës dhe mallrave.

Indeksi i Shangait, Composite, humbi 2,35%, duke rënë në 3 293.53 pikë, ndërsa ai i Shenzhenit humbi 2,89%, në 2 139.67.

Në dritën e pasigurive për shkak të luftës në Ukrainë, çmimi i arit vazhdon të rritet, ndërkohë që rritja prek pothuajse të gjitha produktet, me nikelin në krye, i cili shënon një rritje rekord prej 66%.

Në muajin e fundit, kuotimet, thekson agjencia Bloomberg, janë rritur me 4%.

Argjendi dhe hekuri gjithashtu kanë shënuar rritje./    /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like