Florent Muslija realizon supergol për Paderbornin

by admin
Spread the love

Mesfushori nga Kosova, Florent Muslija po shkëlqyen me skuadrën e Paderbornin, ku sot ka realizuar edhe një gol në sfidën ndaj Hannover.

Ky ishte goli i 6-të i shënuar në këtë edicion të sivjem të Bundesliga II nga 23-vjeçari kosovar. Përveç tjerash ai ka kontribuar edhe me 2 asiste tjera në këtë sezon. 

GOLI

Kalimi i tij në Paderborn është treguar zgjedhje e duhur, meqë e ka rigjetur minutazhin, duke qenë si titullar i përhershëm. 

Ai ndër të tjera ka bërë paraqitje shumë të mirë me Kosovën në grumbullimin e muajit të kaluar, ku spikati forma e tij e mirë përballë Burkina Fasos. 

You may also like