BERN – Zvicra fton Kinën në samitin e paqes në Ukrainë

by admin
Spread the love

PEKIN, 7 shkurt /ATSH-DPA/ – Zvicra ka ftuar Kinën në një samit paqeje për të gjetur një zgjidhje për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Megjithatë, ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis tha sot në Pekin se ai nuk priste një përgjigje të menjëhershme.

Ministri i Jashtëm i shtetit neutral alpin ishte në një vizitë dyditore në Pekin, ku u takua me kryediplomatin kinez Wang Yi.

“Cila do të jetë përgjigja kineze? Do të shohim”, tha ai.

Presidentja zvicerane, Viola Amherd njoftoi më herët synimin e saj për të zhvilluar një samit paqeje për Ukrainën pas një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Cassis tha se koha dhe vendi për bisedimet ende nuk janë përcaktuar. Ai pranoi gjithashtu se një zgjidhje e vërtetë paqeje nuk është e mundur pa përfshirjen e Rusisë.

Ministria e Jashtme në Pekin theksoi sot se Kina do të përdorë metodat e veta për të çuar përpara bisedimet e paqes.

Zvicra dhe Kina kanë marrëdhënie të ngushta politike dhe ekonomike dhe prej 10 vitesh ekziston një marrëveshje e tregtisë së lirë mes dy vendeve.

Republika Popullore e Kinës është partneri më i rëndësishëm tregtar i Zvicrës në Azi, një pozicion që u jep kompanive zvicerane avantazhe në drejtim të aksesit në treg për mallra dhe shërbime në ekonominë e dytë më të madhe në botë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like