AL NASSR pa “frena”, ofertë zyrtare kapitenit të Barcelonës – Shqip

by admin
Spread the love

AL NASSR është pa frena sa i takon lojtarëve që kërkon të bëjë pjesë të tyre. Skuadra nga Arabia Saudite gjithmonë e më shumë është afër transferimit të Cristiano Ronaldos, ndërsa nuk kanë munguar edhe emrat e tjerë në listë që dëshirohen nga drejtuesit e ekipit.

Sipas “Mundo Deportivo” presidenti Faisal Bin Turki raportohet se i ka bërë ofertë zyrtare Sergio Busquets. Një ofertë marramendëse për të nënshkruar me Al Nassr, shifrat e të cilës nuk bëhet akoma e ditur.

Kur gjithçka mendohet se kapiteni i Barcelonës do të qëndonte në “Camp NOu” edhe vitin e ardhshëm, të tjera zëra e lidhën atë me një kalim te Inter Miami, teksa tashmë në skenë del edhe Al Nassr. Siç duket e ardhmja e Busqeuts mbetet ende e paqartë, ndërsa duhet të presim se çfarë do të vendosë spanjolli.

You may also like