Ju lutem mos i përkrahni ata të cilët po e keqpërdorin albumin tim

by admin
Spread the love

Ditë më parë, këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, njoftoi se albumi i saj i ri i titulluar “Dafinë Moj” do të lansohet më 1 tetor.

Ajo theksoi se këto projekte do të jenë të disponueshme në të gjitha platformat muzikore.

Madje, të gjitha të hollat që do të mblidhen nga shitja fizike e albumit shkojnë për fëmijët me autizëm.

Megjithatë, pak ditë para lansimit të plotë ky album ka qarkulluar në internet pa lejen e artistes.

Kjo ka bërë që të ketë një reagim nga 32-vjeçarja që shton se mos t’i përkrahni ata të cilët po e keqpërdorin albumin e saj.

“Ju lutem mos i përkrahni ata të cilët po e keqpërdorin albumin tim. Dhe publikimin në YouTube që kam punuar gjatë në të. Link-un e keni në biografi ku 100 për qind shkon për fëmijët me autizëm”.

“Ne do e publikojmë albumin në të gjitha platformat digjitale më 1 tetor”, ka qenë sqarimi i Zeqirit.


You may also like