I përfundoi kontratën në mënyrë të parregullt, Barcelona gjobitet për shkak të brazilianit

by admin
Spread the love

Barcelona është urdhëruar të paguajë një dëmshpërblim prej 8.5 milionë euro në drejtim të lojtarit brazilian, Matheus Fernandes për shkak të përfundimit në mënyrë të parregullt të kontratës së tij.

Në fakt, bëhet fjalë për një transferim në ditën e fundit të merkatos së janarit në vitin 2020. Fillimisht, katalanasit firmosën me lojtarin në fjalë një kontratë pesëvjeçare ndërsa ndryshuan mendja dhe e mbyllën marrëveshjen në mënyrë të njëanshme 18 muaj më pas.

Fernandes menjëherë ndërmori masa dhe e dërgoi klubin katalanas në gjykatë duke e fituar tashmë çështjen me spanjollët që duhet të paguajnë 8.5 milionë euro.

Në aventurën e tij me Barcelonën, braziliani regjistroi vetëm 17 minuta teksa u transferua nga Palmeiras për shifrën e 10 milionë eurove. Aktualisht, Fernandes është pjesë e Red Bull Bragantino në Brazil ku luan si i huazuar nga Palmeiras.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like