Zyrtare: Tirana bën goditjen e dytë në merkato, vjen Florent Hasani

by admin
Spread the love

Vjen edhe afrimi i dytë në merkaton e Tiranës. Pas Albano Aleksit, klubi nga kryeqyteti ka bërë me dije afrimin e sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, Florent Hasani.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Tirana ka publikuar një video ku shihet Hasani që mban veshur fanellën bardheblu.

Kështu, Hasani do të vazhdojë karrierën e tij në Superiore, ndërsa më parë ka luajtur në Hungari në radhët e Girmont. Pas një sezoni në Hungari, ku shënoi vetëm tre gola, Hasani do të përfaqësojë kampionët në fuqi të Superiores. /oversport.tv

Foto: florenthasani8, Instagram

You may also like