Zyrtare, Shaqiri bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit amerikan  

by admin
Spread the love

Tashmë është zyrtare, Xherdan Shaqiri është lojtari i ri i Chicago Fire. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e saj. Ai ka lënë kështu Lyonin dhe do të zbarkojë në SHBA ku do të vazhdojë edhe karrierën e tij.

Në komunikatën e klubit thuhej se Shaqiri është blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit. Kontrata e tij me klubin do të zgjasë deri në sezonin 2024, ndërsa është në pritje të marrë vizën dhe certifikatën e transferimit ndërkombëtar.

Shaqiri do të mbajë veshur fanellën me numrin 10 te Chigaco. “Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur që zyrtarisht mirëpresim Xherdan Shaqirin në Fire. Xherdani është një lojtar që të ndryshon lojën dhe dikush që do t’i sjellë gëzim mbështetësve tanë dhe qytetit të Çikagos”, tha drejtori sportiv i Chicago Fire , Georg Heitz. /oversport.tv

You may also like