ROMË – Stoltenberg: Keivi nuk ka kërkuar që trupat e NATO-s të vendosen në terren

by admin
Spread the love

ROMË, 9 maj /ATSH-ANSA/- Keivi nuk ka kërkuar që trupat e NATO-s të vendosen në terren, por ka bërë thirrje për më shumë mbështetje nga aleatët, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas bisedës një orëshe me kryeministren Giorgia Meloni në Palazzo Chigi.

Reagimi i Stoltenberg i referohet deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave tokësore në Ukrainë, duke zemëruar Moskën (dhe jo vetëm).

Gjatë takimit me Meloni, sekretari i përgjithshëm i NATO-s e konsideroi Italinë një “aleat kyç”, që ka kontribuar në mbështetjen ndaj Kievit.

“E vlerësova Italinë si një aleate besnike dhe e rëndësishme e NATO-s, e cila ka kontribuar në shumë misione të Aleancës, duke përfshirë policimin ajror dhe patrullimin detar”, tha Stoltenberg.

Të dy liderët, gjithashtu diskutuan një gamë të gjerë temash të rëndësishme për sigurinë.

“Italia luan një rol shumë të rëndësishëm në presidencën e G7,  në një periudhë kritike për sigurinë tonë dhe gjatë samitit të NATO-s në korrik në Uashington ku ne do të marrim vendime të rëndësishme për Ukrainën”, tha ai. //a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like