Në Ligën e Evropës dhe Konferencës, sot do të caktohen finalistët

by admin
Spread the love

Bayer Leverkuseni është favoriti kryesor për të siguruar finalen e Ligës së Evropës.

Pas titullit të kampionit në Bundesligë, arritjes në finalen e Kupës së Gjermanisë, Leverkuseni po synon edhe një finale tjetër, në mënyrë që të jetë në garë për ta mbyllur edicionin me trofe.

Sot prej orës 21:00, Leverkuseni përballet në shtëpi me Romën, në kuadër të ndeshjes së kthimit gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Leverkuseni është në avantazh, pasi në ndeshjen e parë të luajtur javën e shkuar në Romë fitoi me rezultatin 2:0.

Edhe në këtë ndeshje, i padiskutueshëm tek Leverkuseni pritet të jetë Granit Xhaka. Po ashtu, Leverkuseni është ekipi i vetëm në Evropë që këtë edicion ende nuk di për humbje.

Gjysmëfinalja tjetër e Ligës së Evropës, është ajo ndërmjet Atalantas dhe Marseillet, që po ashtu nis në orën 21:00 por luhet në Itali.

Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave i luajtur javën e shkuar në Francë ka përfunduar 1:1 dhe finalisti do të vendoset në ndeshjen e kthimit.

Krahas Ligës së Evropës, sot do të caktohet edhe finalisti i dytë në Ligën e Konferencës. Në finale tashmë ka avancuar Fiorentina, e cila të mërkurën mbrëma eliminoi Club Bruggen e Belgjikës në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 4:3.

Fiorentina është në pritje të fituesit mes Olympiacosit dhe Aston Villas, ekipe që përballjen e dytë e luajnë sot prej orës 21:00 në Greqi. Olympiacosi e ka fituar ndeshjen e parë në Angli, duke e befasuar Aston Villan me rezultatin 4:2.

You may also like