SPORT – Real Madrid eliminon Bayern nga Liga e Kampionëve

by admin
Spread the love



TIRANË, 9 maj /ATSH/- Pas një nate tjetër magjike në stadiumin Santiago Bernabeu, Real Madridi është rikthyer në finalen e “Champions League”, AP.

Real Madridi, 14 herë kampion evropian bëri dje një tjetër rikthim emocionues, duke mposhtur Bayern Munich 2-1 dhe për të arritur në finale për herë të dytë në tre sezone.

José Luis Mato Sanmartín, i njohur si Joselu shënoi në minutën e 88-të dhe më pas një tjetër në kohën shtesë.

Joselu përmbysi rezultatin nga 2-1 (4-3 rezultati i përgjithshëm), duke përcaktuar një finale kundër Borussia Dortmund më 1 qershor në Londër. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakJole: Miradministrim i zonave të mbrojtura në prag të sezonit veror në qarkun e Korçës


You may also like