“Na duhet një trofe me patjetër”, Perin: Nuk flasim për Allegrin

by admin
Spread the love

Juventus përgatitet për ditët e fundit të sezonit. Bardhezinjtë janë pranë kualifikimit për në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm ndërsa para kanë edhe finalen e Kupës së Italisë ndaj Atalantës.

Dyshimet për të ardhmen janë të mëdha në ambientin e torinezëve pasi shumë lojtarë janë në pikëpyetje, ashtu si edhe vetë trajneri Massimiliano Allegri.

Megjithatë, portieri i dytë i Juventus, Mattia Perin thekson se skuadra është e përqëndruar për ta mbyllur sezonin në mënyrën e duhur ndërsa shtoi se lojtarët në dhomat e zhveshjes nuk e diskutojnë të ardhmen e Allegrit.

Në dhomat e zhveshjes askush nuk flet për të ardhmen, atë do ta bëjmë vetëm kur të përmbushim objektivat e këtij sezoni. Edhe e ardhmja e trajnerit Allegri është një temë që qëndron jashtë dhomave të zhveshjes, ne lojtarët nuk diskutojmë për këtë. Te Juventus është thelbësore që të fitojmë të paktën një trofe në sezon ndaj do të japim maksimumin përballë Atalantës.

Kritikat? Në futboll jemi mësuar me ato, por kemi strukturën e duhur për të përballuar kritikat, por edhe elozhet me mentalitetin e duhur”, u shpreh Perin.

You may also like