ZYRIH – Të paktën pesë skiatorë të vdekur dhe një i zhdukur në alpet zvicerane

by admin
Spread the love

ZYRIH, 11 mars /ATSH/ – Trupat e pesë skiatorëve të zhdukur janë gjetur në Alpet zvicerane, deklaroi policia, shkruan BBC.

Autoritetet lokale janë ende në kërkim të një personi të gjashtë.

Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi filloi të shtunën pasi grupi u zhduk pranë malit 3,706 metra Tete Blanche.

Ata ishin nisur nga Zermatt, shtëpia e malit të famshëm Matterhorn, për një turne skish në Arolla përgjatë kufirit italo-zviceran.

Pesë nga gjashtë skiatorët u gjetën në orën 21:20 me orën lokale “pa asnjë shenjë jete”, thuhej në një deklaratë nga policia zvicerane në kantonin e Valais.

Autoritetet deklaruan se skiatorët ishin të gjithë shtetas zviceranë dhe të moshës nga 21 deri në 58 vjeç.

Policia lokale tha se ekipet në të dy anët e rrugës ishin alarmuar, por moti i keq po pengonte operacionin.

Prej pak ditësh në Alpe shënohen erëra të forta dhe 24 orët e fundit reshje të dendura bore. Saas-Fee, një vendpushim dimëror pranë Zermatt, aktualisht është i izoluar nga bora. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like