UKRAINË – Katër centrale goditen nga sulmet masive ruse gjatë natës 

by admin
Spread the love

KIEV, 27 prill /ATSH-DPA/- Të paktën katër centrale u dëmtuan pasi Rusia shënjestroi sërish Ukrainën me një raund sulmesh masive ajrore gjatë natës, njoftoi sot operatori.

“Nga 32 raketa të lëshuara nga ajri, Deti i Zi dhe toka, 21 u kapën”, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës.

“Disa persona u plagosën në objektet e dëmtuara të energjisë”, tha operatori DTEK, duke shtuar se punëtorët po përpiqeshin të riparonin dëmet.

“Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë vendin përpara sulmeve ruse që kishin shënjestruar kryesisht centralet”, sipas Ministrisë së Energjisë në Kiev.

Autoritetet thanë se dy centrale u goditën në rajonin juglindor të Dnipropetrovsk, në qendrën industriale të vendit.

Sulme u raportuan gjithashtu në rajonet perëndimore, Lviv dhe Ivano-Frankivsk.

Autoritetet raportuan gjithashtu shpërthime në Kharkiv, qyteti verilindor pranë kufirit rus, i cili ka qenë vazhdimisht objektivi i sulmeve këto javët e fundit.

Rusia, e cila filloi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës fqinje më shumë se dy vjet më parë, ishte gjithashtu në shënjestër të sulmeve gjatë natës.

Mbrojtja ajrore e vendit tha se kishte kapur 66 dronë ukrainas mbi rajonin Krasnodar që shtrihet në lindje të gadishullit të Detit të Zi të Krimesë.

Moska aneksoi ilegalisht gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like