TEL AVIV – Izraeli: Marrëveshja e pengjeve, ‘shansi i fundit’ përpara sulmit në Rafah

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 27 prill /ATSH-DPA/- Sipas raportimeve të mediave, Izraeli i sheh përpjekjet e fundit për të arritur një armëpushim dhe marrëveshjen për lirimin e pengjeve në luftën e Gazës si një “shans të fundit” përpara sulmit të planifikuar në Rafah, në jug të Rripit të Gazës.

Sipas një zyrtari të lartë izraelit, bisedimet e zhvilluara dje mes përfaqësuesve egjiptianë dhe izraelitë në Tel Aviv, ishin “shumë të mira” dhe të fokusuara.

Egjiptianët me sa duket ishin të përgatitur të bënin presion mbi organizatën militante palestineze Hamas për të arritur një marrëveshje.

“Progres ka patur në të gjitha fushat e bisedimeve”, tha “Times of Israel” dje në mbrëmje.

Më herët, stacioni televiziv egjiptian i lidhur me shtetin Al-Qahira News raportoi gjithashtu progres të konsiderueshëm.

Zyrtari izraelit u citua të ketë thënë se Izraeli nuk do të lejojë Hamasin, veçanërisht liderin e tij në Rripin e Gazës, Yehya al-Sinwar, të vonojë marrëveshjen e pengjeve për të parandaluar ofensivën e planifikuar ushtarake në Rafah.

Disa ditë më parë, qeveria izraelite njoftoi se ushtria po përgatitej për mobilizimin e dy brigadave të tjera rezervë.

Al-Sinwar konsiderohet të ketë qenë organizatori i masakrës në Izrael më 7 tetor të vitit të kaluar, në të cilën u vranë rreth 1200 ushtarë dhe civilë izraelitë dhe më shumë se 200 njerëz u rrëmbyen në Gaza.

Forcat izraelite besojnë se al-Sinwar fshihet në tunelet poshtë Rafahut.

“Ky është shansi i fundit përpara se të shkojmë në Rafah”, tha zyrtari i paidentifikuar i qeverisë izraelite.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like