MV – VMRO-DPMNE kryeson zgjedhjet parlamentare

by admin
Spread the love



SHKUP, 8 maj /ATSH-MIA/ – Rezultatet fillestare nga zgjedhjet e sotme parlamentare të cilat Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i publikon në faqen e tij zyrtare, tregojnë se nga 54,36 për qind e qendrave të votimit të përpunuara, koalicioni “Maqedonia jote” e VMRO-DPMNE-së ka fituar 188 616 vota (39,14%), Fronti Evropian i BDI-së 84 156 (17,46%), koalicioni i bllokut opozitar shqiptar “VLEN” 69 445 (14,41%), ndërsa Koalicioni për të Ardhme Evropiane, i kryesuar nga LSDM, 63 641 vota (13,21%).

Partitë dhe koalicionet e tjera të cilat morën pjesë në zgjedhje kishin nën një për qind vota.

Të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare kishin 1 815 350 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore.

U votua në bazë të modelit proporcional në gjashtë njësi zgjedhore.

Votimi për zgjedhjet parlamentare në diasporë nuk u realizua sepse nuk pati numër të mjaftueshëm të qytetarëve të regjistruar./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMV – Davkova kryeson bindshëm balotazhin presidencial


You may also like