VIDEO/ Rudiger kujton festimin epik pas kualifikimit, i dorëzon Alaba… karrigen

by admin
Spread the love

Dy vite më parë, kur Real Madrid ishte në rrugën drejt fitores së Ligës së Kampioneve nuëmr 14 në histori, një gjest i çuditshëm u bë epik në rrjetet sociale. David Alaba mori një karrige nga stjuardët në “Santiago Bernabeu” dhe e çoi lart gjatë festës pas kualifikimit në finale.

Antonio Ruidiger e kujtoi edhe sot atë festim epik dhe kur skuadra po bënte xhiron e fushës për të përshëndetur tifozët, ai shkoi me vrap dhe mori një karrige të ngjashme. Ai më pas ia çoi atë karrige Alaba, i cili edhe pse i dëmtuar ishte mes shokëve të skuadrës, duke bërë që austriaku të përsëriste festimin epik të dy viteve më parë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like