FOKUS – Marrëveshje Gjermani-Francë për zhvillimin e sistemit të avancuar luftarak tokësor

by admin
Spread the love

BERLIN, 27 prill /ATSH-DPA/- Një konsorcium i kompanive gjermane dhe franceze të mbrojtjes synojnë të krijojnë një sipërmarrje të përbashkët për zhvillimin e planifikuar të një sistemi më të avancuar luftarak tokësor.

Në një deklaratë, kompanitë “KNDS Deutschland”, “KNDS France”, “Rheinmetall AG”, “Rheinmetall Landsysteme” dhe “Thales” përshëndetën marrëveshjen e nënshkruar dje nga ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius dhe homologu i tij francez, Sébastien Lecornu për projektin e armatimeve me vlerë miliarda euro.

Kontrata duhet të realizohet deri në vitin 2025.

Marrëveshja midis dy ministrave të Mbrojtjes hedh themelet politike për sistemin luftarak të njohur si “Sistemi kryesor luftarak tokësor” (MGCS) dhe gjithashtu përcakton shpërndarjen e detyrave të diskutueshme për një kohë të gjatë.

Sipas Pistorius, kjo marrëveshje nuk ka të bëjë me zhvillimin e mëtejshëm të tankeve kryesore të betejës “Leopard” dhe “Leclerc”, por me diçka krejtësisht të re.

Sistemi i luftimit tokësor ka për qëllim të lidhë një tank të ardhshëm të betejës me një rrjet të dhënash me drone dhe sisteme të tjera pa pilot, duke mundësuar kështu një hap në teknologjinë ushtarake.

Mosmarrëveshjet për shpërndarjen industriale kishin shkaktuar në vonesa dhe tensione midis Berlinit dhe Parisit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like