Hasi mohon spekulimet se është në bisedime me Gent

by admin
Spread the love

Trajneri shqiptar i Mechelenit belg, Besink Hasi, ka mohuar spekulimet se ka arritur marrëveshje për drejtimin e KAA Gentit në edicionin tjetër.

Hasi e mori drejtimin e KV Mechelenit në muajin nëntor dhe ka pasur rezultate të mira.

“Spekulimet sërish thonë se do shkoj te Genti? Mund të them si herën e fundit. Spekulimet e tilla i takojnë botës së futbollit. Sillem këndej për kohë të gjatë dhe e di se si funksionon. Merreni përgjigjen prej meje. Nuk ka pasur bisedime me Gentin. Nuk ka asgjë të vërtetë. KV Mecheleni dhe unë do të bisedojmë për të ardhmen. Është e rëndësishme për mua që të ketë qartësi në një moment të caktuar”, ka thënë Hasi në konferencën për shtyp të premten.

Mecheleni është në grupin që po lufton për të siguruar një vend për plejof të Ligës së Konferencës. Aktualisht zë vendin e dytë me gjashtë pikë më pak se Genti lider. Vetëm vendi i parë shkon në plejof.

You may also like