LONDËR – Qindra mijëra protestues në marshimin Pro-Palestinës

by admin
Spread the love

LONDËR, 27 prill /ATSH-DPA/- Një marshim pro-palestinez për të cilin organizatorët pretendojnë se mund të tërheqë qindra mijëra protestues do të zhvillohet sot në Londër, pasi policia tha se rreziku i trazirave nuk është aq i lartë sa për të kërkuar ndalimin e tij.

Marshimi i organizuar nga Fushata e Solidaritetit të Palestinës (PSC) do të mblidhet në Sheshin e Parlamentit nga ora 12:00 dhe do të nisë në një rrugë që përfundon në Hyde Park, ku do të mbahen fjalime.

Grupi tha se pret që qindra mijëra njerëz të marrin pjesë në ngjarje në përgjigje të sulmit brutal të Izraelit në Gazë.

Një demonstrim statik i organizuar nga grupi pro-izraelit “Enough is Enough” do të zhvillohet në të njëjtën kohë në Pall Mall, përgjatë rrugës së marshimit pro Palestinës.

Marshimi i PSC-së do të jetë protesta e 13-të kombëtare që kur u organizua demonstrata e parë më 9 tetor.

Policia Metropolitane tha se këto lloj protestash që nga 7 tetori kishin kushtuar rreth 38,4 milionë paund.

Ndihmëskomisioneri Matt Twist tha se protestat në Londër kanë qenë një shkak i frikës dhe pasigurisë në komunitetet hebraike.

Ai tha se ngjarjet kishin bërë që disa hebrenj të qëndronin larg Londrës duke shmangur ditët e protestës.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like