Mourinho pranon se gaboi që refuzoi Portugalinë

by admin
Spread the love

Jose Mourinho ka pranuar se ka vepruar gabimisht kur refuzoi ofertën për të marrë drejtimin e Portugalisë për t’i qëndruar besnik skuadrës së Romës. Në dhjetor të vitit 2022, federata portugeze kishte kontaktuar Mourinhon për ta zëvendësuar Fernando Santosin në krye të Portugalisë por nuk ia doli mbanë. Mourinho ishte i vendosur të qëndronte te Roma dhe Portugalia angazhoi Roberto Martinezin në postin e selektorit. Mourinho në janar të këtij viti u shkarkua nga Roma dhe në një intervistë ka pranuar gabimin e tij. “Veprova emocionalisht kur refuzova ofertën nga Portugalia, sepse vendosa të qëndroj të Roma dhe mendoj se kam bërë një gabim të rëndë”, ka thënë Mourinho.

You may also like