FOKUS – Scholz: Në NATO të gjithë për një, ashtu si musketierët

by admin
Spread the love

BERLIN, 8 maj /ATSH-ANSA/ – Të gjithë për një dhe një për të gjithë sepse ajo që ishte e vërtetë për musketierët është e vërtetë edhe për shtetet e NATO-s, deklaroi sot kancelari gjerman, Olaf Scholz për gazetarët, para takimit me presidentin finlandez, Alexander Stubb.

”Ne kemi detyrime ndaj njëri-tjetrit dhe ofrojmë mbrojtje dhe mbështetje të ndërsjellë”, theksoi Scholz duke sjellë frazën e romanit ”Tre musketierët’’ të autorit francez, Alexandre Dumas.

“E sqarova presidentin finlandez Stubb gjatë vizitës sime në Baltik dhe e ritheksoj edhe sot këtu, se ne do të mbrojmë çdo centimetër katror të territorit të Aleancës”, theksoi Scholz.

“Jam shumë i lumtur që Finlanda është anëtare e NATO-s që nga viti i kaluar. Anëtarësimi forcon Finlandën, forcon Skandinavinë dhe forcon sigurinë tonë të përbashkët në Evropë”, theksoi Scholz./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like