Zjarri në kuzhinën e familjes nga Maqedonia e Veriut në Zvicër, shkakton dëme të mëdha në ndërtesë

by admin
Spread the love

Të dielën, një zjarr shpërtheu në një ndërtesë apartamentesh në Gontenschwil të Zvicrës. Për fat të mirë askush nuk është lënduar

Të dielën, një shtetas 29-vjeçar maqedonas raportoi se në kuzhinën e tij ishte shkaktuar një zjarr. Brigada e zjarrfikësve Gontenschwil-Zetzwil e vuri shpejt nën kontroll zjarrin, në ndërtesën e apartamenteve në rrugën Schulstrasse, informon portali Shtegu.

Nga zjarri nuk është lënduar askush, por ndërtesa është dashur të evakuohet. Zjarri shkaktoi dëme të mëdha, kështu që banori është dashur të evakuohet përkohësisht.

Shkaku i zjarrit është ende i paqartë, por në plan të parë dyshohet në pakujdesinë e banorit. Policia e kantonit ka nisur hetimet.

You may also like