VIDEO/ Levandovski shpërthen me tripletë, Barcelona përmbys Valencian në pjesën e dytë

by admin
Spread the love

Pas disfatës në “El Clasico” ndaj Real Madrid, Barcelona rikthehet te suksesi në La Liga teksa katalanasit mposhtën me përmbysje në shtëpi me rezultatin 4-2 Valencian.   

Të besuarit e trajnerit Ksavi Hernandez e nisën mirë duelin dhe shënuan të parët me anë të Firmin Lopez. Por, pas një gafe të Ter Stegen nga e cila përfitoi Duro erdhi baraspesha. 

Ndërkohë, në të 38-tën, Valencia shënoi edhe të dytin me autor Pepelu që nuk gaboi nga pika e bardhë. Në fundin e pjesës së parë, miqtë mbeten me 10 vetë pas daljes me karton të kuq të portierit Mamardashvili. Një episod të cilin blaugranat e shfrytëzuan në maksimum teksa barazuan vetëm katër minuta pas startit të fraksionit të dytë me anë të Levandovski. 

Një gol që kaloi edhe në “sitën” e sistemit VAR, por që në fund u konfirmua. Ishte po sulmuesi polak ai që shënoi edhe golin e përmbysjes në minutën e 82-të. Levandovski nuk u ndal me kaq pasi realizoi edhe të tretin personal, këtë herë nga goditja e dënimit duke i dhuruar kështu tre pikët skuadrës së tij, teksa mori edhe topin në shtëpi. Pas kësaj ndeshje, Barça ngjitet në kuotën e 73 pikëve në vend të dytë ndërsa Valencia mbetet me 47 pikë në vend të tetë. 

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

You may also like