TEL AVIV – Mijëra demonstrues në favor të marrëveshjes së pengjeve me Hamasin

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 29 prill /ATSH-DPA/- Disa mijëra njerëz demonstruan sot në mbrëmje në Tel Aviv, në favor të një zgjidhjeje të negociuar për lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtura nga grupi militant islamik Hamas.

“Rafah mund të presë – ata nuk munden”, ishte shkruar në një baner në tubim, sipas raporteve të medias izraelite.

Të afërmit e pengjeve në demonstratë i bënë thirrje qeverisë izraelite që të binte dakord për armëpushimin dhe kthimin e pengjeve.

Një delegacion prej tre anëtarësh i Hamasit mbërriti sot në Kajro për të zhvilluar negociata për lirimin e pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë.

Faqja izraelite e lajmeve “ynet” raportoi se propozimi parashikon lirimin e 33 pengjeve në këmbim të disa qindra të burgosurve palestinezë.

Duke cituar një përfaqësues të lartë të qeverisë izraelite, “ynet” raportoi se kohëzgjatja e armëpushimit do të varej nga numri i pengjeve të liruara.

“Hamasi kërkon lirimin e 50 të burgosurve për çdo ushtar dhe 30 të burgosurve për çdo civil”, sipas gazetës.

Armëpushimi i fundit ndodhi në nëntor, kur u liruan më shumë se 100 pengje.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like