Kurrë nuk votoj ligje që cënojnë familjen! – Shqip

by admin
Spread the love

Kurrë dhe me asnjë çmim nuk do të votoj ligje që cenojnë familjen.

Kështu thotë deputeti i VV-së, Eman Rrahmani lidhur me Projekt-kodin e ri Civil, të cilin kryeministri Albin Kurti ditë më parë tha se Qeveria e Kosovës planifikon të kalojë Projekt-kodin e ri Civil gjatë muajit maj.

“KURRË dhe me asnjë çmim nuk do të votoj ligje që cenojnë FAMILJEN!

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Përderisa populli është pro familjes ku ka NËNË, BABË, VAJZË, DJALË, ASNJË ligj që cenon familje nuk do të mund të kaloj në Kuvendin e Kosovës!”, shkruan Rrahmani në Facebook.

Kryeministri u shpreh i sigurt se do të arrijë shumicën parlamentare që ky projekt-kod të kalojë.

“Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë”, ka deklaruar Kurti.

Në këtë projekt-kod bën pjesë edhe bashkësia e të njëjtës gjini, për çka pati marrë kundërshtime nga vetë deputetët e partisë së tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

You may also like