Në verë Arne Slot nuk do të ketë një detyrë të lehtë. Ai do të gjejë një skuadër që duhet t’i rikthejë motivimin dhe dëshirën, ndërsa përçarjet e fundit në dhomat e zhveshjes mes Jyrgen Klopit dhe Mohamed Salahut nuk duket t’i kenë lënë shije të mirë.
Tekniku i Fejnordit, i cili po negocion një transferim në “Anfield Road” për të zëvendësuar trajnerin gjerman nga sezoni i ardhshëm, mësohet se nuk do të ketë një dorë të lirë në Mersejsajd.
Burime pranë klubit, të cituara nga mediat liverpulase, konfirmojnë se 45-vjeçari do të jetë vetëm një trajner i skuadrës së parë dhe nuk do të ketë detyra menaxheriale për të influencuar transferimet.
PANORAMASPORT.AL