BRUKSEL – NATO: Ukraina po paguan çmimin e mungesës së municioneve

by admin
Spread the love

KIEV, 29 prill /ATSH-DPA/- Kur aleatët e NATO-s nuk arrijnë të dorëzojnë armë dhe municione në Ukrainë në kohë, ukrainasit do te paguajnë çmimin, tha sot sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg në Kiev.

“Mungesa e municioneve u ka mundësuar rusëve të avancojnë përgjatë vijës së frontit”, tha Stoltenberg, duke veçuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për procesin e zgjatur të Uashingtonit për të dërguar më shumë ndihmë ushtarake.

“Aleatët evropianë nuk kanë dorëzuar sasinë e municioneve që kanë premtuar”, shtoi Stoltenberg, duke iu referuar dështimit të Bashkimit Evropian për të dorëzuar 1 milion predha artilerie në Ukrainë në një vit.

Deklarata e Stoltenberg erdhi gjatë një konference për shtyp së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky pas një vizite të paparalajmëruar në Kiev.

“Mungesa e mbrojtjes ajrore ka bërë të mundur që më shumë raketa ruse të godasin objektivat e tyre”, tha Stoltenberg.

Ukraina ka më shumë se dy vjet që po frenon një pushtim të plotë rus të vendit. Sulmet ajrore ruse kanë shënjestruar zona në të gjithë vendin, me sulme veçanërisht intensive kohët e fundit që synojnë furnizimet me energji të Ukrainës.

Stoltenberg theksoi vendimin e Spanjës për të furnizuar Ukrainën me raketa “Patriot”.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like