FOKUS – Berlini dënon kufizimet e mëtejshme të lirisë së medias në Rusi

by admin
Spread the love

BERLIN, 29 prill /ATSH-DPA/- Qeveria gjermane ka dënuar vendosjen e kufizimeve të mëtejshme të lirisë së medias në Rusi në lidhje me paraburgimin e dy gazetarëve rusë, të cilët gjithashtu punojnë për median perëndimore.

“Liria e medias nuk pritet të zbatohet në Rusi dhe po kufizohet gjithnjë e më shumë”, tha sot një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Federale, në Berlin.

Media ruse ka raportuar se të dy gazetarët akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë ekstremiste. Paraburgimi i vendosur ndaj tyre të shtunën, fillimisht vlen deri në qershor.

Të dy gazetarët dyshohet se kanë ofruar materiale për kanalin “Navalny Live YouTube”, i cili është i ndaluar në Rusi.

Ky është një nga projektet mediatike të themeluara nga lideri i ndjerë i opozitës ruse Alexei Navalny, i cili vdiq në paraburgim në shkurt.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like